Bayern, presidenti frikëson rivalet: Jemi klubi ideal për yje të tillë

Futboll

Bayern, presidenti frikëson rivalet: Jemi klubi ideal për yje të tillë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:38
Herbert Hainer

Do të ishte vetëm një nga yjet e shumtë të marrë nga Borussia Dortmund.

Bayern Munich mund të jetë duke u përgatitur për të bërë blerjen e radhës të madhe nga rivalët verdhezinj. Emri në krye të listës: Erling Haaland.

Në një intervistë të dhënë për Sport1, Herbert Hainer, presidenti i klubit bavarez, nuk i ka përjashtuar investimet e mëdha pavarësisht periudhës së vështirë ekonomike për shkak të pandemisë.

“Edhe pse po kalojmë një moment të komplikuar ekonomikisht, Bayern Munich është gjithmonë një klub solid, i shëndetshëm dhe i fortë”, ka thënë Hainer.

“Për këtë arsye mund të blejmë gjithmonë lojtarë nëse jemi të bindur dhe nëse kemi besim tek ata. Haaland? Besoj se Kimmich, Coman dhe Davis janë prova se Bayern është klubi ideal për yjet e rinj që duan të bëhen futbollistë të nivelit botëror”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat