Pele: Ky lojtar luan si unë, do jetë pasardhësi im dhe nuk bëj shaka

Futboll

Pele: Ky lojtar luan si unë, do jetë pasardhësi im dhe nuk bëj shaka

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:16
Pele dhe Mbappe

Messi dhe Ronaldo janë në fundin e karrierës së tyre dhe të gjithë po kërkojnë për pasardhësit e tyre. Mbappe është më i mundshmi nga ajo, që ka treguar deri më tani në fushë.

Edhe Pele mendon kështu. Legjenda e futbollit shprehet se Mbappe mund të jetë pasardhësi i tij. Pele sheh te Mbappe gjëra, që i bënte vetë në fushë.

“Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im dhe nuk po bëj shaka. Mund ta shoh veten në aftësinë e tij për të luajtur me shpejtësi. Ai është një sulmues, që mendon shpejt. Kur merr topin, ai tashmë di çfarë të bëjë.

Ka në mendje se ku të shkojë dhe si ta drejtojë lojën për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këto janë karakteristika të rëndësishme në futbollin e sotëm. Dhe pastaj Kylian është gjithashtu i shpejtë në vrapim dhe driblim, siç isha unë”, u shpreh Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat