Pezullime pafund, ndeshje në tavolinë dhe pikë të hequra: Disiplina e pamëshirshme

Futboll

Pezullime pafund, ndeshje në tavolinë dhe pikë të hequra: Disiplina e pamëshirshme

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:41
Pezullime pafund, ndeshje në tavolinë dhe pikë të hequra: Disiplina e pamëshirshme

Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës ka pasur punë ditën e sotme, pasi shkeljet në kategoritë inferiore dhe te moshat kanë qenë të shumta. Pezullime lojtarët, kërkesa të hedhura poshtë, ndeshje të vendosura në tavolinë, paralajmërime dhe pikë të zbritura: në listën e vendimeve gjen nga të gjitha llojet e dënimeve.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS
*Lojtari i SHS Përmeti, Eni Xhako, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*Lojtari i SHS Përmeti, Paulin Zhamo, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

*KF Delvina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

*Lojtari i KF Delvina, Marjus Braculla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*Lojtari i KF Delvina, Mikeljano Cuno, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*Lojtari i Maliqi, Mario Kame, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*Lojtari i FK Këlcyra, Petrit Durro, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*Lojtari i SHS Albpetrol, Xhuljano Ferko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

*KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

*KF Mirdita, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Ada, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

*Shkëndija C.T U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

*KF Vllaznia U-13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër KF Laçi U-13, në bazë të Nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

*Rrëzimin e kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

*Rrëzimin e kërkesës së lojtarit tëC Bulqiza, Albion Koxherri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

*Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

*Mospranimin e kërkesës së F.C Bulqiza, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat