Tirana thyen Kastriotin dhe regjistron fitoren e tretë radhazi

Futboll

Tirana thyen Kastriotin dhe regjistron fitoren e tretë radhazi

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:56
Tirana thyen Kastriotin dhe regjistron fitoren e tretë radhazi

Tirana ka mpo0shtur Kastriotin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë regjistrojnë kështu fitoren e tretë radhazi, e cila ndodh për herën e parë në këtë sezon.

Goli i Taulant Seferit në minutën e 20’ me penallti dhe “perla” e Erjon Hoxhallarit në minutën e 59’ nga goditja e dënimit, e bënë të pavlefshëm golin e De Silvës në minutën e 66’. Ishte një ndeshje e barabartë nga të dyja skuadra, të cilat kishin disa raste shënimi, por bardheblutë u treguan më të saktë.

Kryeqytetasit shkojnë kështu në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, dhe i dërgojnë kështu mesazh Partizanit, me të cilët do luajnë në xhiron e ardhshme në derbin e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat