Manaj vazhdon shkëlqimin me një tjetër gol te Barcelona

Futboll

Manaj vazhdon shkëlqimin me një tjetër gol te Barcelona

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:27
Manaj vazhdon shkëlqimin me një tjetër gol te Barcelona

Ky sezon është padyshim krejtësisht ndryshe në krahasim me atë të kaluarin për Rei Manajn.

Nëse më parë do të kritikohej për mungesën e shënjestrës përparaporte, këtë sezon shifrat flasin të gjithë në favor të sulmuesit shqiptar.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi vazhdon shkëlqimin me një tjetër gol në radhët e Barcelonës B.

Manaj shërbehet në zonë, ku rrotullohet bukur mes dy mbrojtësave kundërshtarë, duke tundur më pas rrjetën. Sulmuesi shqiptar ngushton kështu shifrat në 1-2, teksa ndeshja kundër Llagostera ka ende edhe 45 minuta të tjera për tu luajtur në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat