​“Sherri” i raportuar brenda FFK-së dhe rikandidimi për të parin e federatës, flet Agim Ademi

Futboll

​“Sherri” i raportuar brenda FFK-së dhe rikandidimi për të parin e federatës, flet Agim Ademi

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:06
Agim Ademi

Ditë më parë në mediat vendore bëri bujë të madhe lajmi që brenda zyreve të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndodhur një mosmarrëveshje e cila ka përfunduar me një përleshje fizike ndërmjet kryetarit të federatës, Agim Ademi, si dhe sekretarit të përgjithshëm të saj, Eroll Salihut.

Dy ditë më pas, të dy emrat e apostrofuar në këtë ngjarje të raportuar nga mediat, dolën me një deklaratë të përbashkët përmes të cilës mohuan se diçka e tillë kishte ndodhur.

Se ajo çfarë ishte raportuar nga mediat nuk ka të bëjë fare me realitetin e ka thënë vet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke i cilësuar si joprofesionalë ata të cilët e publikuan një lajm të tillë.

Ademi: Nuk ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet drejtuesve të FFK-së

“E kemi sqaruar dhe nuk ka asgjë më shumë. Po më vije keq që thjeshtë disa njerëz, jo që nuk janë profesional por nuk janë edhe njerëzor”, tha shkurtimisht Ademi.

Ademi ka edhe një vit e tre muaj deri në përfundim të mandatit të tij si kryetar i FFK-së dhe ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të saj.

Ademi: Nëse e shoh vetën të dobishëm, mund të kandidojë edhe për një tjetër mandat në krye të FFK-së

“Tani unë kam edhe një vit mandat deri në korrik të vitit 2022 dhe më pastaj e shohim nëse kam çfarë të jap në futboll ose nëse jam produktiv faktikisht për futbollin dhe jam i dobishëm për futbollin sigurisht që po.....Deri atëherë nuk e di por unë nuk jam tip që dua të qëndrojë në karrige me çdo kusht, por unë jam tip që aty ku qëndroj faktikisht dua ta meritojë.”, përfundoi Ademi.

Agim Ademi ishte zgjedhur si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 2018 dhe mandati aktual i tij skadon në muajin korrik të vitit 2022.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat