Gjiganti portugez i ofron Costas kontratë luksoze

Futboll

Gjiganti portugez i ofron Costas kontratë luksoze

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:32
Diego Costa

Sulmuesi Diego Costa është pa skuadër që nga dhjetori, kur u largua nga “Wanda Metripolitano” duke shkëputur kontratën nga Atletico Madrid.

Sipas Goal, Benfica është e interesuar për spanjollin dhe tashmë ka bërë ofertën zyrtare.

Gjiganti portugez i ka ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon, që nënkupton se ai do fitojë rreth gjashtë milionë euro pagë.

Gjithashtu, Benfica është përgatitur që t’i ofrojë 32-vjeçarit edhe tre milionë euro shtesë dhe ai thuhet se është i hapur t’i bashkohet klubit shkaku i historisë.

Ndërkohë, kujtojmë se Costa ka realizuar 181 gola në 474 ndeshje, derisa goli i fundit ishte realizuar me 19 dhjetor nga penalltia kundër Elches.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat