Prishtina, 18 ndeshje pa humbje! Mankenda: Krenohem me bashkëlojtarët

Futboll

Prishtina, 18 ndeshje pa humbje! Mankenda: Krenohem me bashkëlojtarët

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:43
Prishtina, 18 ndeshje pa humbje! Mankenda: Krenohem me bashkëlojtarët

Skuadra e futbollit Prishtina shënoi fitore me rezultat bindës 5:1 ndaj Besës nga Peja, në ndeshjen e javës së 24-të të Kampionatit të Kosovës.

Prishtina, 18 ndeshje pa humbje në të gjitha garat. 15 ndeshje pa humbje në kampionat,

Fitorja e 8 rresht në të gjitha garat dhe fitorja e 6 rresht kampionale, shkruan në faqen e FC Prishtina.

“S’ kishte rëndësi kundërshtari, të rëndësishme ishin pikët për çka të gjithë dhamë maksimumin.

Po vazhdojmë të mbajmë lartë formën dhe kjo na gëzon të gjithëve. Pa dyshim se u ndjeva i nderuar me shiritin e kapitenit.

Krenohem me bashkëlojtarët, me shokët e skuadrës që më të vërtet më bënë të ndjehem mirë”, - tha futbollisti i Prishtinës, Gauthier Mankenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat