Skëndërbeu i ka borxh mijëra euro Leonit Abazit, klubi detyrohet t’i paguajë

Futboll

Skëndërbeu i ka borxh mijëra euro Leonit Abazit, klubi detyrohet t’i paguajë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:24
Skëndërbeu i ka borxh mijëra euro Leonit Abazit, klubi detyrohet t’i paguajë

Komisioni i Disiplinës i  ka dhënë urdhër klubit të Skënderbeut, që të paguajë borxhin nja Leonit Abazit, i cili aktualisht është pjesë e FC Prishtinës.

Mbrojtësi i krahut të majtë luajti për 7 vite me fanellën bardhekuq, duke fituar gjithçka në Korçë. Mirëpo, pas largimit nga skuadra në verën e vitit 2019, Abazi kërkoi nga klubi detyrimet e prapambetura.

Pasi kaluan shumë muaj dhe nuk u gjet një marrëveshje mes palëve, 27-vjeçari iu drejtua Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF.

Kësisoj, që më 28 shkurt 2020 është marrë vendim i formës së prerë nga DHZK, duke i dhënë të drejtë lojtarit dhe urdhëruar klubin që të shlyejë detyrimin ndaj tij.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 21 mijë eurosh, që tashmë Skënderbeu është i detyruar ta paguajë brenda 30 ditëve.

Në bazë edhe të paralajmërimit nga Disiplina, këtë shifër klubi korçar duhet ta ketë derdhur në llogarinë e futbollistit kosovar deri më 6 prill.

Nga sa mësohet, Abazi ka pritur prej një viti reagimin e Skënderbeut pas fitimit të gjyqit, por duke mos pasur një lëvizje konkrete të klubit në shlyerjen e 21 mijë eurove që i detyrohen, është detyruar së fundmi të bëjë një shkresë zyrtare drejtuar Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat