Bylbyl Sokoli: Me këtë angazhim nuk fitohen ndeshjet

Futboll

Bylbyl Sokoli: Me këtë angazhim nuk fitohen ndeshjet

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:10
Bylbyl Sokoli: Me këtë angazhim nuk fitohen ndeshjet

Është mbyllur derbi i javës së 24-të në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan Insporti.

Drita ka triumfuar ndaj Gjilanit të drejtuar nga Bylbyl Sokoli me rezultatin e pastër 2-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Intelektualët” ishin dominues gjatë gjithë takimit , teksa golat u shënuan në pjesën e parë nga Namani në minutën e 11-të të takimit, teksa goli i dytë erdhi nga kapiteni i ekipit, Ardian Limani i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 39-të.

Duke folur pas përfundimit të takimit, trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli u shpreh i zhgënjyer me angazhimin e lojtarëve, duke thënë se do ta shqyrtojë pozicionin e tij si trajneri i Gjilanit.

“Me këtë angazhim nuk fitohen ndeshjet. Duhet shumë më shumë angazhim dhe sakrificë”.

“Fillimi ishte i plogësht dhe pranuam dy gola të lehta. Ishim jashtë çdo koncepti që kishim përgatitur para takimit. Kjo nuk lejohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në futbollin vendor” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat