Gazetarja sulmon: Nuk e di çfarë trajneri është Bylbyl Sokoli, nuk e di çfarë e bënë ai aty...

Futboll

Gazetarja sulmon: Nuk e di çfarë trajneri është Bylbyl Sokoli, nuk e di çfarë e bënë ai aty...

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:40
Gazetarja sulmon: Nuk e di çfarë trajneri është Bylbyl Sokoli, nuk e di çfarë e bënë ai aty...

Derbi i madh i qytetit të Gjilanit i ka takuar Dritës e cila e ka mposhtur me rezultat të pastër 2:0 Gjilanin.

Dy golat vendimtar për epilogun përfundimtar të takimit u realizuan në pjesën e parë, me mesfushorin, Hamdi Namanin dhe kapitenin, Ardian Limani.

Drita vazhdon të jetë lidere e kampionatit me 53 pikë, kurse Gjilani regjistron ndeshjen e shtatë pa fitore dhe zë vendin e katërt me 33 të tilla.

Gazetarja e sportit e ka komentuar formën e dobët të Gjilanit duke thënë se “kuqebardhët” kanë nevojë për një trajner të ri.

“Nuk e di çfarë trajneri është Bylbyl Sokoli, me humb gjithë këto ndeshje, nuk e di çfarë e bënë ai aty. Gjilani nuk është një ekip me qit poshtë, ka nevojë për një trajner të ri sa më shpejtë”, deklaroi ajo në emisionin “Direkt” në televizionin ATV..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat