Pamje të rënda, gazetarit sportiv i bie ekrani i skenës në kokë

Futboll

Pamje të rënda, gazetarit sportiv i bie ekrani i skenës në kokë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:18
Pamje të rënda, gazetarit sportiv i bie ekrani i skenës në kokë

Një incident ka ndodhur në Kolumbi në programin sportiv ESPN FC Radio Colombia, ku ishin të ftuar disa opinionistë dhe gazetar sportiv.

Një ekran i skenës ra mbi trupin e gazetarit sportiv Carlos Orduz, që ishte gjithashtu pjesë e panelit të te ftuarëve.

Goditja ishte mjaft e fortë në shpinën e gazetarit, i cili u kap pa përgatitur.

Drejtuesi i emisionit Pacho Velez ngeli i shtangur dhe nuk tha asnjë fjalë. Duke qenë se emisioni ishte Live, të gjithë shikuesit e panë këtë ngjarje dhe Velez u detyrua të fuste reklamat.

Fatmirësisht, në një video të më vonshme sqarohet se i dëmtuari Carlod Orduz është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat