Superliga e Kosovës vjen me ndeshje interesante, Ballkani – Drita ndeshja kryesore

Futboll

Superliga e Kosovës vjen me ndeshje interesante, Ballkani – Drita ndeshja kryesore

Më: 14 mars 2021 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në kuadër të xhiros së 25-të sjell duele mjaft interesante.

Dueli i parë do jetë ndërmjet Drenicës dhe Arbërisë, këto skuadra po luftojnë që të mbesin në elitën e futbollit kosovar.

Arbëria qëndron në vendin e tetë me 26 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e nëntë me 25 pikë.

Dueli i dytë mjaft interesant do jetë ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës 89. Ismet Munishi do zhvillojë sfidën e parë si trajner i “skifterëve” dhe Trepça do jetë kundërshtari i tij i parë.

Gjilani mban pozitën e katërt me 33 pikë, Trepça pozitën e pestë me 32 pikë.

Dhe në fund, dueli kryesor për këtë xhiro, Ballkani pret Dritën në Suharekë për një luftë të madhe e cila do mund të përcaktojë edhe titullin.

Drita mban vendin e parë me 53 pikë, Ballkani qëndron në pozitën e dytë me 51 pikë.

Orari i ndeshjeve të sotme:

Drenica – Arbëria, ora 13:00

Gjilani – Treoça 89’, ora 13:00

Ballkani – Drita, ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat