Pioli befason me lojtarët e hedhur në fushë. Ja si rreshtohen skuadrat

Futboll

Pioli befason me lojtarët e hedhur në fushë. Ja si rreshtohen skuadrat

Më: 14 mars 2021 Në ora: 19:56
Pioli befason me lojtarët e hedhur në fushë. Ja si rreshtohen skuadrat

Milan-Napoli është supersfida që do të mbyllë siparin e javës së 27-të në Serinë A, italiane. Një duel tepër interesant që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës.

Të dy skuadrat vijnë me ecuri të njëjtë në 3 ndeshjet e fundit, ndërkohë që kuqezinjtë e Piolit, edhe pse me mungesa të shumta, janë të “dënuar” të fitojnë, për të mos thelluar diferencën e pikëve me kryesuesit e Interit. Ndërkohë në krahun tjetër, Napoli i Gatuzos ndodhet në vendin e 6-të me 47 pikë në 25 takime, teksa ka si objektiv zonën “Champions”.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy aktivizimi i Hysajt nga minuta e parë në radhët e Napolit, ndërkohë që Pioli i ka besuar qendrën e mbrojtjes dyshes Gabia-Tomori.

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Dalot, Gabia, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kesi; Kastieho, Çalhanoglu, Kruniç; Leao.

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenco, Maksimoviç, Koulibali, Hysaj; Fabian Ruiz, Deme, Zielinski; Politano, Mertens, Insinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat