Dresevic: Ndaj Suedisë do të luajmë njëjtë, pavarësisht nëse është Ibra aty apo ajo

Futboll

Dresevic: Ndaj Suedisë do të luajmë njëjtë, pavarësisht nëse është Ibra aty apo ajo

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:08
Ibrahim Dresevic (nga e djathta)

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic, ka folur për ndeshjen ndaj Suedisë që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Ibrahim Dresevic ka dhënë mendimet e tij lidhur me ndeshjen ndaj Suedisë.

Dresevic duke folur për “Sportbladet”, është shprehur optimist.

“Do jetë një ndeshje speciale për mua sepse unë jam rritur në Suedi”, tha ai.

“Suedia është favorite, por ne shkojmë që të fitojmë”, shtoi ai.

“Taktikisht, ne do luajmë njejt, pavarësisht nëse është Ibrahimovic aty apo jo”, tha Dresevic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat