Ish-trajneri i Vllaznisë ia del me sukses në aventurën e re

Futboll

Ish-trajneri i Vllaznisë ia del me sukses në aventurën e re

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:39
Ish-trajneri i Vllaznisë ia del me sukses në aventurën e re

Mirsad Jonuz ka lënë pas atë eksperiencë të tij në Kategorinë Superiore për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij.

Pasi u largua nga drejtimi i Vllaznisë në verën e shkuar, në muajin tetor trajneri maqedonas firmos kontratën në Kategorinë e Dytë të Katarit, aty ku e priste soli i Lusail. Jonuz ia ka dalë me sukses në këtë eksperiencë të re, teksa ka përmbushur misionin e klubit në këto muaj.

Mbijetesa tashmë është siguruar, teksa Sulail ka mposhtur Al-Bida në transfertë me shifrat 1-3.

Në lojë kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera, në të cilat Jonuz do të kërkojë një pozicion edhe më të lartë në tabelën e klasifikimit.

Në një prononcim për “Sportmedia”, ish-trajneri i Vllaznisë flet rreth suksesit të arritur me ekipin e tij.

“Ne arritëm një fitore të madhe, të rëndësishme në fushën e kundërshtarëve Al-Bida me shifrat 1-3. Mbijetesa është siguruar, dhe tani pesë të parët po sulmohen. Ka pasur përparim të madh që nga viti i kaluar kur ekipi ishte i 7-ti me vetëm 10 pikë.

Tani ekipi ka 19, dhe ka edhe dy ndeshje deri në fund, ku do të sulmojmë për një renditje më të mirë. Rezultatet janë një rekomandim i mirë për një kontratë të re. Ekipi ka një projekt ambicioz për distanca më afatgjata”, ka thënë Mirsad Jonuz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat