Gjoka: I lumtur për Ibraimin që shënoi, pasoi, asistoi dhe bëri atë që kërkojmë

Futboll

Gjoka: I lumtur për Ibraimin që shënoi, pasoi, asistoi dhe bëri atë që kërkojmë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:36
Gjoka: I lumtur për Ibraimin që shënoi, pasoi, asistoi dhe bëri atë që kërkojmë

Skuadra e Ernest Gjokës ka shënuar fitoren më të lartë në histori në duelet direkte me Vardarin dhe triumfi 6:1 vlerësohet lartë nga trajneri Ernest Gjoka.

Shkëndija nga Tetova mundi Vardarin në Shkup me shifrat 6:1 në duelin e xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, me Ramadanin, dy herë Ibraimin, Dorievin, Hebajn dhe Elezin që realizuan golat e këtij triumfi historik, që çon në 15-të numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme në të cilat Shkëndija nuk njeh humbjen përballë Vardarit.

Triumfi bindës gëzon trajnerin Gjoka, posaçërisht pasi ekipi realizon 6 gola pas disa ndeshjeve kur efikasiteti nuk ishte në nivel.

Ernest Gjoka: “Është normal se në kampionat duam të marrim pikët dhe shumë me rëndësi që i’a dolëm. Sigurisht ndeshjet me Vardarin për ne kanë rëndësi në shumë kuptime. Unë jam i kënaqur e para për tre pikët, e dyta për mbajtjen e ritmit dhe e treta për gjetjen e golave që po na mungonin në këtë periudhë”.

 “Në kampionat janë normale uljet dhe ngritjet te secila skuadër, sepse vazhdoj të këmbëngul që kampionati është në një fazë shumë të rëndësishme dhe ne jemi në vend të parë. Duhet të jemi gjatë gjithë kohës të preokupuar dhe të përqendruar për mos me bë hap fals. Kështu që uljet dhe ngritjet janë më se normale, por e rëndësishme është që u përgjigjëm edhe në pikën tonë kryesore si që është Besart Ibraimi, sot arriti të shënojë, pasoi, dha asiste, kështu që u kompletua ajo që ne kërkonim.

Gjithmonë kënaqem kur shënojmë, gjithmonë më lumturon fakti kur lojtarët që marrim japin performansën e duhur dhe kjo jep kënaqësi pasi që nga portieri dhe gjitha ndrimet që bëmë mendoj se kanë dhënë maksimumin.”

Të gjithë kishim nevojë për një moment pauze, të përgatitemi në qetësi sepse kur të kthehemi përsëri kemi ngarkesë, kemi përsëri ndeshje të vështira dhe shumë të rëndësishme për të mbajtur ritmin", tha Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat