​E pabesueshme ajo çfarë po i ndodh skuadrës së madhe gjermane!

Futboll

​E pabesueshme ajo çfarë po i ndodh skuadrës së madhe gjermane!

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Kampionati gjerman i futbollit, i njohur si Bundesliga tashmë ka arritur deri në xhiron e 26-të.

Lufta për titullin kampion ende është e hapur edhe pse Bayern Munich vazhdon të jetë lider me katër pikë më shumë se ndjekësi i parë që është RB leipzig.

Por në këtë edicion garues të Bundesligës nuk është vetëm lufta për titull ajo që po merr vëmendjen e të gjithëve. Në fakt është fundi i tabelës që duket mjaftë çuditshëm kur shikon që një skuadër me imazh të madh si Schalke 04 e mbyll renditjen tabelare.

Schalke e cila në të kaluarën e afërt eliminonte skuadra të mëdha evropiane edhe nga Liga e Kampionëve, pas 26 ndeshjeve të zhvilluara ka mbledhur vetëm 10 pikë.

Duke parë këtë situatë dhe ecurinë aktuale ku në pesë ndeshjet e fundit kjo skuadër ka katër humbje dhe një barazim, atëherë rënia e kësaj skuadre në rangun e dytë të futbollit gjerman duket e pa shmangshme.

Mainzi dhe Herta Berlini janë dy skuadrat që renditen para Schalkes por që kanë një diferencë prej 10 pikësh dhe kjo e vështirëson edhe më shumë pozitën e këtij klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat