Spezia lë në zonën e “kuqe” Cagliarin, Bologna zhyt më shumë Crotonen

Futboll

Spezia lë në zonën e “kuqe” Cagliarin, Bologna zhyt më shumë Crotonen

Më: 21 mars 2021 Në ora: 00:39
Spezia lë në zonën e “kuqe” Cagliarin, Bologna zhyt më shumë Crotonen

Fitore mes drithërimash për Spezian që u rikthye te fitorja në Serie A pas 5 ndeshjesh duke mposhtur 2-1 Cagliarin në një përballje direkte për mbijetesën. Një gol i Joao Pedros në minutën e 94-t u duk sikur i hoqi nga duart fitoren skuadrës së trajnerit Italiano por pas ndërhyrjes së VAR gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.

Sardët e Leonardo Semplicit pësuan humbjen e 2-të rresht në kampionat duke mbetur në zonën e rënies nga kategoria, pasi aktualisht janë të 18-ët me 22 pikë, ndërkohë që Spezia me këtë sukses shkoi në kuotën e 29 pikëve dhe është e qetë për momentin. Pas një pjese të parë pa shumë emocione në stadiumin Alberto Picco sfida u zhbllokua në minutën e 49-të nga Piccoli. Goli i dytë i vendasve me Maggioren në minutën e 80-të, shtangu Cagliarin që deri në ato momente kishte shpërdoruar shumë.

Megjithatë skuadra sarde nuk u dorëzua dhe rihapi sfidën me Gaston Pereiron pak minuta më vonë. Deri në fund Cagliari shënoi dhe dy gola të tjerë me Nandez dhe Joao Pedron por të dy u anuluan për pozicione jashtë lojë, me Spezian që me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardjan Ismajli në fushë që nga minuta e parë mori tre pikë të arta në garën për mbijetesë. Një fitore të madhe me përmbysje mori Bologna në transfertën kalabreze ndaj Crotones së vendit të fundit.

Skuadra e Serse Cosmit e pa veten në avantazh të dyfishtë me golat e Messias dhe Simy në harkun e 40 minutave të para. Por në pjesën e dytë skuadra e Sinisa Mihajlovic përmbysi gjithçka duke hipotekuar edhe çështjen e mbijetesës. Qëndrmbrojtësi Soumauro rihapi sfidën në minutën e 62-të ndërkohë që Schouten barazoi rezultatin në minutën e 70-të. Golin e fitores dhe të 3 pikëve për Bolognan e shënoi Skov Olsen në minutën e 84-t duke e çuar rezultatin në 2-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat