Debat i “zjarrtë” në mes të Currit dhe Munishit – “ti nuk je me ia dhanë vulën”

Futboll

Debat i “zjarrtë” në mes të Currit dhe Munishit – “ti nuk je me ia dhanë vulën”

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:33
Curri dhe Munishi

Ismet Munishi dhe Debatik Curri kanë pas një debat rreth golit të Alban Shillovës kundër Llapit javë më parë.

Munishi para se të bëhej trajner i SC Gjilanit, në rolin e analistit kishte komentuar golin e Shillovës kundër Llapit duke e cilësuar si të pa rregullt, pasi sipas tij ishte një faull në mbrojtësin Benjamin Eminit.

Megjithatë, me këtë nuk është pajtuar anëtari i shtabit teknik të Prishtinës, Debatik Curri.

“Ti nuk je me ia dhanë vulën, nuk do të thotë që jetë ashtu siç thua ti. A e di kush është verdikt, është ai që paguhet me nda drejtësinë është gjyqtari. Goli ishte i rregullt. Vetë kam luajtur mbrojtës, nuk kishte ndërhyrje, verdikti ishte 1:0. Futbolli është duel, jo balet”, deklaroi Curri në “Ekipi A”.

Ndërsa, Munishi i është përgjigjur duke thënë se Curr është subjektiv në këtë rast.

“Unë kur e kam analizuar këtë nuk kam qenë trajner i asnjë skuadrë, ti je i Prishtinës dhe je subjektiv. Kjo është faull klasik, kontakti është më dorën e djathtë”, deklaroi Munishi.

Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” javë më parë mposhti Llapin me rezultat 2:0 në derbin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat