​Ajeti dhe Cikalleshi njëzëri: “Kemi ndeshje të vështira, nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”

Futboll

​Ajeti dhe Cikalleshi njëzëri: “Kemi ndeshje të vështira, nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:34
Arlind Ajeti dhe Sokol Cikalleshi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar ditën e sotme grumbullimin zyrtar për ndeshjen e parë eliminatore, të vlefshme për Kampionatin Botëror Katar 2022, ndaj Andorrës në transfertë. Nga grumbullimi në Barcelonë, ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp Arlind Ajeti dhe Sokol Cikalleshi.

Qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, i cili rikthehet në skuadrën Kombëtare pas një shkëputje të gjatë, nuk e ka fshehur kënaqësinë e grumbullimit në skuadër. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time kur shikoj gjithë stafin dhe të gjithë grupin. Më kanë munguar shumë. Vij në një grup që ka shumë lojtarë që luajnë dhe janë aktivizuar shumë me klubet e tyre, kjo do na japë një besim të madh për ndeshjen e ardhshme.

Rikthimi juaj? Më duket që ka kaluar një kohë shumë e madhe, jam shumë i lumtur që rikthehem. Kombëtarja jonë ka pasur gjithmonë një grup të mirë, siç është edhe tani. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe kjo më bën të ndihem akoma më mirë. Kur jemi në kombëtare të gjithë luajmë me zemër dhe japim shpirtin. Ndeshjet që vijnë janë të vështira dhe ne nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Do të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin dhe siç e thashë këto ndeshje, sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë sepse kemi luajtur këtu dhe e dimë çfarë fushe e vështirë është kjo. Ne duhet të japim 100%. Ne jemi profesioniste, e njohim njëri tjetrin, kemi ndeshje në këmbë dhe njohja me njëri-tjetrin na bën më të lehtë dhe pavaresisht kohës së pakët në dispozicion për të përgatitur ndeshjet, jam optimist se do ja dalim.Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. Edhe Franca me një emër të madh ka pasur vështirësi, e dimë se çfarë na pret dhe duhet të fokusohemi te gjërat që na jep trajneri”, ka përfunduar fjalën e tij Ajeti.

Edhe sulmuesi kuqezi i cili po shkëlqen në Turqi, Sokol Cikalleshi theksoi në fjalën e tij se objektivi kryesor i skuadrës është të marrin rezultat pozitiv ndaj Andorrës, teksa foli edhe për gjendjen e ekipit, grupin dhe të ardhmen e tij.

Objektivi? Po patjetër që objektivi ynë i radhës, si nga ana individuale ashtu edhe nga ana e ekipit është që ta nisim me këmbën e mbarë . Pa diskutim që gjëja kryesore është që ne të arrijmë të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Nëse do të arrija të shënoja dhe t’i sillja ekipit fitoren, kjo do ishtë një kënaqësi e dyfishtë. Është një ndeshje për t’u vlerësuar sicc e tha edhe Ajeti, seps ekemi një ekip që në letër është më i dobët se ne, por nëse kthejmë sytë nga historia, kemi pasur situate ku kemi hasur shumë vështirësi. Kështu që do jemi shumë të fokusuar për të arritur 3 pikëshin. Ne do synojmë maksimalen, nuk diskutohet. Por duke parë që përballë kemi edhe Anglinë, një skuadër e nivelit botëror, ajo ccka na ngelet neve është që të gjitha mundësitë tona t’i shpalosim në fushë, si nga ana fizike po ashtu edhe nga shpirti i garës e disiplina taktike. Nëse do të arrijmë t’i bëjmë këto gjëra në fushë dhe pastaj kualiteti i Anglisë do të vendoste ndeshjen, ne na ngelet vec ta duartrokasim. Por nga shpirti i garës dhe nga dhënia gjithccka në fushë, ne besoj që mund të arrinim diccka më shumë.

Sulmi dhe gjendja e ekipit? Jo vetëm sulmi, por besoj që gjithë ekipi ndihet shumë mirë, duke u nisur nga Liga e Kombeve, që arritëm objektivin që kishim. Ndihemi shumë mirë, lojtarët po luajnë thuajse të gjithë ne ekipet e tyre. Për shkak të pandemisë ka qenë një kampionat shumë i ngjeshur, por nuk është se e ndjejmë vetën shumë të lodhur. Jemi gati!Unë ju siguroj, nga unë i pari se nëse do të fillojmë ta mendojmë në këtë mënyrë, absolutisht që do të hasim shumë vështirësi. Është një ndeshje që duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe duhet të futemi në fushë jo për të shënuar Cikalleshi apo dikush tjetër, por të futemi në fushë për ta fituar ndeshjen. Pastaj, patjetër që më shumë mund të shënojnë sulmuesit apo faza sulmuese, por kjo ka pak rëndësi. Në qoftë se unë do jem në fushë, unë jam sulmuesi dhe besoj që mundësia më e madhe është të shënoj unë por kjo nuk do të thotë që do të shënoj unë patjetër. Absolutisht jo. E rëndësishme është të fitojmë. Kjo është kryesorja. Pastaj kush shënon, është diccka që, le të ngelet, ta shikojmë në fushë.

Grupi? Për këtë jemi kuriozë të gjithë. Edhe ne si lojtarë jemi përballë një sfide që jemi të gatshëm ta provojmë. Në letër ne renditemi pas Hungarisë dhe Polonisë, duke lënë mënjanë Anglinë. Por besoj se ccdo hap përpara, që mund të arrijmë në fund të kompeticionit, sado i vogël qoftë, besoj që duhet përgëzuar. Por duke parë dhe kompeticionit, që duhet të renditesh në dy vendet e para, ne do të provojmë gjithccka. Në momentin që ne do të arrijmë të kualifikohemi, për mendimin tim do të jetë super sukses, nuk diskutohet. Por edhe po të lëmë pas Hungarinë, besoj se do jetë një hap përpara. Ajo ccka unë do të doja, si nga unë, ashtu edhe nga ekipi është që pavarësisht kundërshtarit që do të kemi përballë, të shpalosim të gjithë mundësitë tona. Nëse ne do ta arrijmë këtë gjë, ne fund të edicionit, pavarësisht renditjes, do të jemi të qetë me veten tonë, që provuam gjithccka. Edhe pse kemi pasur luhatje, ne ishim shumë afër, nëse edicionin e kaluar do të fitonim në Turqi atë ndeshje, mund të ndryshonte dhe fati për kualifikim për europian. Futbollit nuk i dihet. Ajo që është e rëndësishme është që këto ndeshje që janë për t’u fituar, t’i fitojmë dhe në fund të edicionit, të kemi dhënë gjithccka ccka kemi.

E ardhmja? Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite që jam atje. Patëm një rënie dy vitet e fundit, por tashmë u riktheva në Superligë. Kam edhe një vit tjetër me Koniasporin. Patjetër që synimet e mia janë gjithmonë më lart por unë jam realist dhe objektiv. Nëse do më vinte një ofertë nga Ligat më të forta, do ta shqyrtoja në detaje, por për momentin nuk ka asgjë. Jam shumë i lumtur me atë që më ka ofruar Zoti dhe karriera ime, kështu që ndihem shumë komod. Janë disa gjëra që vijnë edhe me moshë, unë tashmë jam 30 vjecc, por do vazhdoj të jap më të mirën si aty edhe në Kombëtare. Të ardhmes nuk i dihet, ta shikojmë”- përfundoi Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat