Inzaghi dhe Igli Tare pranë largimit nga Lazio, shkak bëhet edhe Vedat Muriqi

Futboll

Inzaghi dhe Igli Tare pranë largimit nga Lazio, shkak bëhet edhe Vedat Muriqi

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:58
Vedat Muriqi dhe Igli Tare

Simone Inzaghi dhe Igli Tare raportohet se mund t’i humbasin pozitat e tyre te klubi i Lazios.

“La Lazio Siamo Noi” shkruan se presidenti i klubit, Claudi Lotito, nuk pëlqen sistemin e lojës dhe formacionin 3-5-2 që trajneri Inzaghi e aplikon, sidomos kur skuadra po humbet ose ka vështirësi në fushë.

Kurse, për Taren thuhet se Lotito është i pakënaqur pasi që dështuan marrëveshjet e transferimit të Olivier Giroudit dhe David Silvas në vitin e kaluar.

Gjithashtu, mediumi i afërt me klubin italian përmend edhe blerjet e dështuar si Vedat Muriqi e Denis Vavro, të cilët nuk i kanë pëlqyer aspak të parit të klubit nga kryeqyteti italian dhe kështu ish-sulmuesi shqiptar, Igli Tare, mund të shkarkohet nga pozita e drejtorit sportiv.

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, po shihet si favorit për ta zëvendësuar Simone Inzaghin, të cilit i skadon kontrata në verën e këtij viti, transmeton Zeri.info.

Kurse, Mauro Biancessi mund të jetë pasardhësi i Igli Tares. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat