Drenica nuk e pret Bekim Isufin, arrin marrëveshje me Sami Sermaxhajn

Futboll

Drenica nuk e pret Bekim Isufin, arrin marrëveshje me Sami Sermaxhajn

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:12
Drenica

Sami Sermaxhaj pritet të emërohet trajner i Drenicës, ndërsa prezantimi i trajnerit të njohur në “Bajram Aliu” pritet të bëhet këtë të mërkurë nga ora 13:00.

Sermaxhaj tashmë është dakorduar me drejtuesit e klubit nga Skenderaj dhe marrëveshja pritet të finalizohet në takimin e kësaj të mërkure, ndërkohë që menjëherë do të bëhet edhe prezantimi i tij.

Tekniku njohur do ta zëvendësojë në krye të stolit Bledar Devollin e dorëhequr javë më parë.

Përpara se të merrte drejtimin e Drenicës ai ishte trajner i disa skuadrave të njohura në vend si Ballkani, Prishtina, Fushë Kosova, Ulpiana dhe KEK-u.

Drenica ishte në bisedime edhe me trajnerin tjetër, Bekim Isufi, por që tekniku gjilanas ndodhet me Kosovën U21 në Katar, gjë që kryesia nuk ma mundur të pres rikthimin e tij.

Sermaxhaj do të tentojë t’i shpëtojë ‘kuqezinjtë’ nga rënia drejt Ligës së Parë.

Drenica me 27 pikë ndodhen në pozitën e nëntë të renditjes, e cila i dërgon në një rang garash më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat