Bayern nis kontaktet për anësorin e madrilenëve

Futboll

Bayern nis kontaktet për anësorin e madrilenëve

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:54
Bayern nis kontaktet për anësorin e madrilenëve

Real Madrid është duke ngurruar të rinovojë kontratën me Lukas Vazkes, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor të 2021.

Kështu, shumë klube si Juventus, Milan apo edhe nga Anglia janë duke studiuar këtë mundësi.

Mirëpo, klubet e sipërpërmendura mund të befasohen nga Bajern Mynih që tashmë i ka parakaluar pasi në mënyrë të befasishme ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit spanjoll.

Edhe pse më parë, në mënyrë publike nuk kishin shprehur asgjë, bavarezët janë hedhur në sulm pasi i tërheqin cilësitë e Vazkes për të bërë shumë role në fushë, sidomos në linjën e djathtë të fushës ku mund të luajë nga mbrojtja në sulm.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të avancojnë bisedimet, por për t’u theksuar është se Bajern është në rradhë të parë për të firmosur me Lukas Vazkes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat