Paqueta: Atje nuk kisha miq, jam i lumtur te Lyon

Futboll

Paqueta: Atje nuk kisha miq, jam i lumtur te Lyon

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:21
Paqueta: Atje nuk kisha miq, jam i lumtur te Lyon

Në një vit e gjysmë te kuqezinjtë, Lucas Paquetá shënoi vetëm një gol dhe dha tri asiste në 44 ndeshje të luajtura në total, shumë prej tyre si zëvendësues.

Duke arritur te Milani si një futbollist i ri brazilian premtues, ai u ble për mbi 30 milionë euro nga Flamengo, por i tradhëtoi pritshmëritë. Prandaj ndodhi transferimi në Ligue 1, te Lyon, ku futbollisti i admiruar në vendlindjen e tij duket se është rikthyer.

Siç ka deklaruar vetë në mënyrë të përsëritur, klimatizimi i tij me futbollin italian ka qenë i komplikuar, ndërsa tani në Francë duket se ka gjetur përsëri buzëqeshjen.

Paquetá, duke folur për “Canal +”, nuk e humbi mundësinë për t’i sqaruar gjërat: “Unë jam më i lumtur te Lyon. Dua të bëj një punë të mire këtu. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe për shumë vite”. Pastaj, një thumbim për kuqezinjtë: “Ajo që kam përjetuar në Itali më bëri një lojtar më të mirë. Këtu kam disa shokë, fatkeqësisht nuk ishte kështu në Milano.

Atje nuk i kisha miq. Ajo që shihni tani është Paquetá i vërtetë, i njëjtë me atë te Flamengo. Unë jam i tillë, tani jam vetvetja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat