Sezoni 2021/22 në Premierligë nis me 14 gusht dhe përfundon me 22 maj

Futboll

Sezoni 2021/22 në Premierligë nis me 14 gusht dhe përfundon me 22 maj

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:50
Sezoni 2021/22 në Premierligë nis me 14 gusht dhe përfundon me 22 maj

Një nga ligat më të forta në Evropë dhe në Bote, Premier League ka bërë një njoftim për sezonin e ri.

Momentalisht, skuadrat angleze janë në pushim internacional, meqenëse janë duke u zhvilluar disa nga ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Sidoqoftë, Premierliga ka njoftuar se edicioni i ardhshëm nis me 14 gusht dhe përfundon me 22 maj 2022.

“Sezoni 2021/22 i Premierligës nis me 14 gusht 2021. Ndeshja e fundit e kampionatit do zhvillohet me 22 maj 2022”, ishte shkruar në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat