Southgate: Portieri i San Marinos nuk na la të shënonim më shumë!

Futboll

Southgate: Portieri i San Marinos nuk na la të shënonim më shumë!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:29
Southgate: Portieri i San Marinos nuk na la të shënonim më shumë!

Anglia e Gareth Southgate u kursye përballë San Marinos.

Një fitore 5-0 mund të konsiderohet e thellë ndaj çdo kundërshtari por jo përballë një rivali si San Marino, pasi bëhet fjalë për skuadrën më të dobët në botë në renditjen e FIFA-s. Në konferencën për shtyp pas sfidës trajneri i “tre luanëve” e vuri theksin te paraqitja e mirë e disa individëve ndërsa vlerësoi portierin e San Marinos Benedettini i cili bëri plot 10 pritje pasi Anglia e Southgate e goditi 15 herë portën.

“Mason Mount në pjesën e parë ishte i shkëlqyer dhe vendosi tonin e lojës. Ishte  mirë të shihje Lingard, që dukej sikur po shijonte sërish futbollin e tij. Kishte shumë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kishte shumë paraqitje të mira individuale.Kalvin Phillips gjithashtu më kënaqi me lojën e tij. E pëdori topin shumë mirë dhe ka aftësi shumë të mira atletike. Bëmë mirë, aq sa mundëm.

Jam i kënaqur për mënyrën sesi ushtruam presion kur humbnim topin.Kjo nxorri në pah mentalitetin tonë për 90 minuta. Mund të kishim shënuar më shumë gola, po të mos ishte për atë paraqitje mbresëlënëse të portierit të tyre”, u shpreh Southgate pas ndeshjes.

Tashmë vëmendja e Anglisë shkon e gjitha te ndeshja e së dielës në Air Albania ndaj Shqipërisë me “tre luanët” që do të kërkojnë maksimumin edhe në Tiranë. Në sfidën ndaj San Marinos Southgate provoi disa lojtarë ndërsa la në stol një pjesë të gardës së vjetër duke i ruajtur të freskët për takimin ndaj kuqezinjëve të Rejas. Harry Kane, Eric Dier, Declan Rice, Harry Maguire dhe Luke Shaw të cilët nuk u përdorën në këtë ndeshje me siguri do ta nisin nga minuta e parë takimin ndaj Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat