Besar Halimi: Suedia ka yje të mëdha, por ne jemi të gatshëm

Futboll

Besar Halimi: Suedia ka yje të mëdha, por ne jemi të gatshëm

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:04
Besar Halimi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Suedisë.

Kosova do të ndeshet me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022” në stadiumin, “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe mesfushori kosovar është shprehur i bindur se ekziston mundësia e një rezultati pozitiv në ndeshjen e së dielës.

Besar Halimi duke folur në një intervistë për FFK-në deklaroi se Suedia është favorit i grupit, por se ai beson në një fitore në ndeshjen ndaj tyre.

“Po super ka qenë një lojë e rëndësishme për neve të shohim se ku jemi si skuadër dhe besoj që jemi të përgatitur për Suedinë”, tha ai.

“Suedia ka një skuadër me yje që luajnë në skuadra të mëdha evropiane, por ne jemi të gatshëm për Suedinë dhe shpresoj në fitore për skuadrën tonë”, tha Halimi.

“Përgatitjet shkojnë mirë dhe koha ka qenë pak e pafavorshme për ne, na mungojnë “Dardanët” sepse e dimë që janë gjithmonë afër neve dhe na përkrahin gjithmonë dhe shpresoj që të arrijmë një fitore për ta”, përfundoi Besar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat