​Broja tregon pse e zgjodhi Shqipërinë para Anglisë: Kam gjak shqiptari

Futboll

​Broja tregon pse e zgjodhi Shqipërinë para Anglisë: Kam gjak shqiptari

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:53
Armando Broja

Sulmuesi i Chelsea-t Armando Broja, i cili këtë sezon është në huazim tek skuadra e Vitesses, ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë para asaj të Anglisë, para përballjes në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”.

19 vjeçari u paraqit për ekipin e Edoardo Rejas të enjten, ku Shqipëria e filloi kualifikimin drejt “Katar 2022” me fitore minimale 1:0 kundër Andorrës.

Pavarësisht faktit që Broja ka lindur në Slough të Anglisë, ai tregoi arsyen se pse zgjodhi vendin ku kanë lindur prindërit e tij.

“Ky është një vendim i madh, pa dyshim, kur e zgjedhë shtetin të cilin do të luash për ta. Unë e bëra këtë vendim sepse kam gjak shqiptari, jam shqiptar, edhe prindërit e mi janë shqiptar, kështu që ishte një vendim i lehtë”, tha Broja për “Goal”.

“Dëshiroj që t’i bëj krenar shqiptarët dhe prindërit e mi. Dëshiroj që ta ndihmojë Shqipërinë të ngjitet sa më lartë, për Kupën e Botës dhe Evropianin. Kjo është gjëja më e madhe për ta. Nëse do të kualifikoheshim për në Botëror, do të ishte çmenduri, do të bënim histori. Nuk kemi qenë kurrë aty në të kaluarën, kështu që do të ishte gjë e madhe për shtetin tonë”, shtoi Broja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat