Esposito frymëzohet nga Lukaku, zbulon këshillat e kampionit belg

Futboll

Esposito frymëzohet nga Lukaku, zbulon këshillat e kampionit belg

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:56
Esposito frymëzohet nga Lukaku, zbulon këshillat e kampionit belg

Sulmuesi adoleshent i Interit, Sebastiano Esposito, ka folur hapur mbi marrëdhënien e veçantë që ka me shokun e ekipit, Romelu Lukaku, dhe mënyrën se si ka vazhduar të këshillohet nga belgu, ndërsa është i huazuar këtë sezon. Esposito aktualisht po luan në Serie B me Venezia, por në Itali besojnë se 18-vjeçari do të bëhet lojtar i madh. Ai është i etur të vazhdojë të mësojë dhe mbështetet te Lukaku për frymëzim:

“Romelu kurrë nuk ka pasur vështirësitë e mia këtë vit, kryesisht sepse ai është një kampion dhe është rritur jashtë Italisë. Atje nuk janë të njëjtat vështirësi, me të cilat përballen lojtarët e rinj, kur bëhet fjalë për depërtim. Lukaku gjithmonë më jep shumë këshilla, madje edhe për gjëra jashtë fushës. Ne i shkruajmë njëri-tjetrit shpesh”.

Lukaku dhe Esposito kanë mbajtur një lidhje të fortë, që kur djaloshi i ri filloi stërvitjen me ekipin e parë të Interit më 2019. Ish-sulmuesi i Manchester United kishte luajtur një rol kryesor në përshtatjen e të riut te zikaltrit.

Në dhjetor 2019, me zikaltrit që po fitonin 2-0 ndaj Genoa, në mes të pjesës së dytë, Lukaku ia dorëzoi penalltinë Esposito, pikërisht në ditën kur ai ishte bërë tashmë lojtari më i ri i Interit, që luante në Serie A, që nga fundi i shekullit të kaluar.

“Unë, një djalë 17-vjeçar, i cili brohoritet nga tifozët për marrjen e penaltisë, pasi e mora topin nga një prej sulmuesve më të fortë në botë: Ishte me të vërtetë një emocion unik, – kujton ai. – Në atë moment nuk mund të mendoja shumë dhe kjo më ndihmoi. Nëse do të duhej ta merrja atë penallti tani dhe të isha pak më i vetëdijshëm për atë që po ndodhte, do të mendoja 10 herë më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat