Humbi bashkëshorten nga koronavirusi, ish-futbollisti  flet

Futboll

Humbi bashkëshorten nga koronavirusi, ish-futbollisti  flet

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:09
Humbi bashkëshorten nga koronavirusi, ish-futbollisti  flet

Ish-futbollisti i Juventusit, Bepe Furino, humbi bashkëshorten e tij Irena Verecelini, për shkak të COVID-it.

Në një rrëfim për “Corriere della Sera”, ka ndarë me lexuesit, dhimbjen e tmerrshme, teksa dyshon se ishte ai shkaktari infektimit të gruas së ndjerë.

“Jam i sfilitur, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kam frikë se isha një bartës, duke sjellë në shtëpi virusin. Zuri gjithë familjen. Por ndërsa ne po shëroheshim, ajo kishte filluar të kishte probleme serioze me frymëmarrjen.

Që kur u shtrua në spital nuk e pashë më kurrë. Një dhimbje e tmerrshme”, u shpreh ndër të tjera ish-futbollisti i Juventusit në rrëfimin special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat