Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, vuri përballë anglezët e Chelsea që eliminuan Atletico Madridin në raundin e 1/16-ve dhe portugezët e Portos që eliminuan Juventusin.
Ditën e sotme, UEFA ka komunikuar nëpërmjet faqes së saj në “Twitter”, stadiumin ku do të luhen dy sfidat e çerekfinaleve të ndeshjes Chelsea-Porto, të planifikuara për datat 7 dhe 13 prill.
Për shkak të pandemisë, dy sfidat janë vendosur të luhen në stadiumin e Sevijas në Spanjë.
E njëjta praktikë u ndoq dhe ndeshjen e 1/16-ve ndërmjet Lajpcigut dhe Liverpulit, me ekipet që luajtën të dy sfidat në Budapest të Hungarisë.