Skandal, Televizioni publik i Spanjës do të transmetojë ndryshe Spanjë-Kosovë

Futboll

Skandal, Televizioni publik i Spanjës do të transmetojë ndryshe Spanjë-Kosovë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 21:39
Skandal, Televizioni publik i Spanjës do të transmetojë ndryshe Spanjë-Kosovë

Ndeshja Spanjë-Kosovë nuk ka mundur ta lërë dot jashtë politikën.

Përlasje kanë lindur mes Federatave të dy shteteve për shkak të faktit se qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. UEFA garantoi se sfida do të luhej sipas rregullave të FIFA-s, ku nuk do të mohohej himni apo flamuri, por nga ana tjetër federata andaluziane nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e kundërshtarit të radhës.

Madje edhe televizioni publik i Spanjës, RTE, do të transmetojë ndryshe këtë përballje.

Në dy ndeshjet e para, televizioni në fjalë i ka bërë promocionin sipas emrave të Kombëtareve që do të zbrisnin në fushë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta promovojë si Spanjë-Federata e Futbollit të Kosovës.

Në këtë mënyrë shmang njohjen e dardanëve si shtet, por i quaj thjesht një përfaqësuese futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat