Spanja nuk lejon qëllimisht gazetarin shqiptar t’i drejtojë pyetje Luis Enrique

Futboll

Spanja nuk lejon qëllimisht gazetarin shqiptar t’i drejtojë pyetje Luis Enrique

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:50
Spanja nuk lejon qëllimisht gazetarin shqiptar t’i drejtojë pyetje Luis Enrique

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Spanjës do të luajnë mes vete për ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Një ditë përpara kësaj ndeshje, trajnerët e të dyja ekipeve respektivisht kanë mbajtur konferencë për media.

Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në facebook ka njoftuar se nuk iu është dhënë fjala qëllimisht kur po fliste Luis Enrique.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:

Isha në konferencën për media te Spanja dhe qëllimisht nuk mu dha fjala për pyetje. Kisha folur para konferencës me pres oficerin Pablo Garcia Cuervo, se kisha pyetje për trajnerin dhe ishte në dijeni. Kur përfundoi konferenca pasi i bën pyetjet nja 20 gazetarë spanjollë, e pyeta Cuervon pse nuk ma dha fjalën, më tha kështu: “Trajneri u përgjigj për ato që ke dashur ta pyesësh!”.

Thash ku po e din ti çka kam dashtë me pyet?! Nejse. Ndërsa në konferencën tonë të Kosovës së dashur, menaxheri i ekipit tonë ua dha përparësinë krejt gazetarëve spanjollë me bë pyetje,e pasi e përfunduan ata, mu dha mu fjala. Që ka thënë ai plaku, çka me thonë bre.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, theksoi se nëse nuk intonohet himni i Kosovës, kthehen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat