Rodri: Kombëtaret e vogla dinë të garojnë mirë, nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës

Futboll

Rodri: Kombëtaret e vogla dinë të garojnë mirë, nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:43
Rodri: Kombëtaret e vogla dinë të garojnë mirë, nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës

Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri, ka folur për mediat një ditë përpara ndeshjes ndaj Përfaqësueses Kosovës.

Ylli i liderit të Premier League, Manchester Cityt është shprehur para ndeshje, duke thënë se nuk ka kundërshtar të lehtë.

“Ne e dimë që Kombëtaret mund të kenë një emër më të vogël, por realiteti është se ata dinë të garojnë shumë mirë dhe askush nuk po fiton lehtë”.

“Ne jemi të sigurt për atë që bëjmë dhe për nivelin tonë konkurrues, i cili është shumë i lartë”, deklaroi Rodri.

Tutje ylli spanjoll kërkoi vetëm besim nga tifozët dhe më pas do t’ia kthejnë këtë gjë, pasi Spanja nuk e ka nisur mirë.

“Unë vetëm kërkoj nga tifozët qetësi shpirtërore dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Grupi është i mirë dhe dinamika e ekipit është e mirë. Ne do të garojmë për të bërë më të mirën”, deklaroi ai.

Të mërkurën nga ora 20:45, do të luhet sfida mes Kosovës dhe Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat