“Pesë ekipe pas Agueros”, Guardiola: Legjendë, më i miri që ka pasur City

Futboll

“Pesë ekipe pas Agueros”, Guardiola: Legjendë, më i miri që ka pasur City

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:22
Guardiola

Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Goleadori më i mirë i historisë së klubit anglez, është gati të nisë një aventurë të re pas 10 sezoneve të kaluara në “Etihad”.

Barcelona interesohet prej kohësh për shërbimet e sulmuesit argjentinas, teksa në garë është futur edhe Arsenali, pa harruar PSG dhe Interin. MLS mbetet një opsion, ashtu sikurse edhe rikthimi tek Independiente në Argjentinë.

Në një prononcim për Sky UK, Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, thur elozhe për 32-vjeçarin latin, me të cilin ka punuar në pesë sezonet e fundit.

“Sergio është i pazëvendësueshëm. Kur sheh që ka luajtur 360 ndeshje dhe ka shënuar 250 gola me ne… Ai është një legjendë, sulmuesi më i mirë që ka patur City në këtë shekull.

Ai është i pazëvendësueshëm në zemrat dhe mendjet e tifozëve, te lojtarët dhe të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar. Po flasim për një person fantastik.

Jam i bindur që nëse mendja e tij do të jetë po aq agresive sa është ai, mund ta zgjasë karrierën e tij me 4-5 vite të tjera“, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat