Krasniqi flet për penalltinë e humbur ndaj Gjilanit dhe paralajmëron Ballkanin

Futboll

Krasniqi flet për penalltinë e humbur ndaj Gjilanit dhe paralajmëron Ballkanin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:04
Krasniqi flet për penalltinë e humbur ndaj Gjilanit dhe paralajmëron Ballkanin

Në këtë fundjavë rikthehen përsëri emocionet e Superligës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshjeve të kombëtareve të gjitha skuadrat nga Superliga e Kosovës rikthehen në aksion.

Njëra ndër ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo në mes Ballkanit dhe Prishtinës që do të zhvillohet në Suharekë.

Të dy skuadrat janë duke luftuar fortë për kreun e tabelës dhe do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Para kësaj ndeshje për GazetaBlic Sport ka folur futbollisti i skuadrës së Prishtinës, Besnik Krasniqi.

Ai tha se pritet të jetë një ndeshje e vështirë, por që do të tentojnë të japin maksimumin për rezultat pozitiv.

“Është një përballje e vështirë sepse luajmë dy ekipe shumë të forta, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse momentet më të vogla e vendosin ndeshjen, natyrisht jemi shumë të motivuar” tha fillimisht Krasniqi.

Ai më pas ka folur edhe në lidhje me penalltinë e humbur dhe sa mund të ndikojë kjo në motivin e tij.

“Humbja e penalltisë ne e dimë që në futboll ndodh dhe natyrisht se nuk do të ndikojë në motivin tim. Unë do të vazhdojë ngjajshëm të jem i motivuar” përfundoi ai.

Krasniqi ka zhvilluar 24 paraqitje në këtë edicion në Superligë, ku ka shënuar pesë gola dhe tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat