Ish-mbrojtësi: Futbolli italian është nga më të këqinjtë në Europë

Futboll

Ish-mbrojtësi: Futbolli italian është nga më të këqinjtë në Europë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:52
Ish-mbrojtësi: Futbolli italian është nga më të këqinjtë në Europë

Ish-mbrojtësi kampion bote me Italinë, Fabio Kanavaro ka kritikuar futbollin që luhet në vendin e tij. Kanavaro thekson se futbolli italian është nga më të këqinjtë në Europë, teksa në këtë pjesë kanë të bëjnë edhe zgjedhjet e klubeve për të marrë lojtarë të vjetër duke mos iu besuar shumë të rinjve.

“Më vjen keq, por futbolli jonë është kthyer në më të keqin e Europës. Kanë të bëjnë edhe zgjedhjet e klubeve teksa zgjedhin të afrojnë lojtarë të vjetër dhe të mos iu besojnë të rinjve. Loja është varfëruar dhe kampionati bëhet më pak tërheqës, edhe pse ne jemi të bindur se taktikisht jemi më të mirët.

Por, elementët që të japin shpresë në një rilindje janë. Në aspektin e lojës kemi një kombëtare të bukur, moderne për konceptet e futbollit. E aftë të të imponohet pa pasur kurrë frikë.

Edhe pse kanë bërë vetëm ndeshje kualifikuese, sërish jam i bindur se mund të jenë protagonist në Europian apo Botëror”, u shpreh Kanavaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat