Asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje t’i rezistojë norvegjezit

Futboll

Asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje t’i rezistojë norvegjezit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:39
Asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje t’i rezistojë norvegjezit

Asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje t’i rezistojë norvegjezit, Erling Braut Haaland në UEFA Champions League; a do të jetë Manchester City i pari?

Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai është regjistruar në listën e golashënuesve të paktën një herë ndaj secilës skuadër që ka takuar në UEFA Champions League. 

Ndërsa 20-vjeçari përgatitet të përballet me klubin e vjetër të babait të tij Alf-Inge Håland, Manchester City, statistikat e tij aktuale janë të mahnitshme.

Në të njëjtën pikë në karrierën e tyre, të mëdhenjtë e tjerë nuk kishin asgjë si fuqia e tij shënuese; pas 20 ndeshjeve evropiane, Kylian Mbappé kishte shënuar 12 gola, Lionel Messi tetë, Robert Lewandowski gjashtë dhe Cristiano Ronaldo vetëm një.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat