Skuadra shqiptare pëson humbje dhe bie në vend të tretë në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare pëson humbje dhe bie në vend të tretë në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:30
Skuadra shqiptare pëson humbje dhe bie në vend të tretë në Mal të Zi

Buduçnosti nga Podgorica ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës shqiptare Deçiq nga Tuzi. 

Deçiq u angazhua maksimalisht por nuk ia doli që kthehet me një pikë. 

Golat i shënuan futbollistët Miomir Djuriçkoviç (33’) e Igor Ivanoviq (89’-nga penalltia).

Pas javës së 28-të, Deçiq bie në vend të tretë me 45 pikë, ka një me pak se Sutjeska në pozitën e dytë dhe Buduçnosti kryeson me 69 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat