Tifozët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës në Champions League

Futboll

Tifozët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës në Champions League

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:09
Tifozët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës në Champions League

Tifozët kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve, ku dominohet nga lojtarët e Chelseat.

Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën u zhvilluan dy lojë, ku Real Madridi triumfoi në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1, ndërsa Manchester City mposhti 2-1 Borussia Dortmundin.

Të mërkurën u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera, ku Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun në udhëtim 3-2, ndërsa Chelsea triumfoi te Porto 0-2.

Pas këtyre katër ndeshjeve, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve kërkon votimin e tifozëve për formacionin më të mirë të javës.

Nga votat e tifozëve, Chelsea është ekipi me më së shumti përfaqësues, pasi ka katër sosh, ndërsa pasohet nga City me tre dhe PSG e Bayerni nga dy, transmeton EO.

Formacioni i javës:

Mendy; Azpilicueta, Marquinhos, Chilwell; Mount, Foden; Asensio, De Bruyne, Vinicius Jr; Neymar, Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat