​Ylli i Arsenalit humb sezonin, Arteta konfirmon ndryshimin e rolit të Granit Xhakas

Futboll

​Ylli i Arsenalit humb sezonin, Arteta konfirmon ndryshimin e rolit të Granit Xhakas

Më: 12 prill 2021 Në ora: 10:22
Granit Xhaka

Mikel Arteta ka konfirmuar se Kieran Tierney do të mungojë në ndeshjet e mbetura të këtij sezonin për Arsenalin për shkak të një lëndimi të pësuar në këmbën e tij.

Reprezentuesi nga Skocia u detyrua ta lëshojë fushën në ndeshjen kundër Liverpoolit të cilën Arsenali e humbi me rezultat 3-0 ndërsa në ndeshjen e së dielës kundër Sheffield United rolin e tij e mori mesfushori Granit Xhaka.

Pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Sheffield United, Arteta tha se ishte i kënaqur me mbulimin e rolit të mbrojtësit të krahut të majtë nga Granit Xhaka si dhe shtoi se reprezentuesin nga Zvicra do ta shohim shumë herë duke luajtur në atë pozitë.

“Xhaka kishte një rol specifik në këtë ndeshje sepse ne besuam se ata do të provojnë të bëjnë diçka nga ajo pjesë dhe ai ishte njeriu i duhur për t’iu përgjigjur këtij problemi.”, tha fillimisht Arteta.

“Ai kishte vërtetë një performanc të fortë. Kieran nuk është në dispozicion ndoshta për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit kështu që ne kemi nevojë për opsione të ndryshme dhe Xhaka është njëri prej tyre.”, tha në fund Mikel Arteta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat