Zidane publikon listën e lojtarëve të ftuar për Liverpoolin, shumë mungesa te ‘Los Blancos’

Futboll

Zidane publikon listën e lojtarëve të ftuar për Liverpoolin, shumë mungesa te ‘Los Blancos’

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:25
Zinedine Zidane

Liverpooli e pret Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit shënuan fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në shtëpi, me rezultat 3-1 dhe duan të kalojnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Dueli i dytë zhvillohet në ‘Anfield’”, derisa trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar listën e futbollistëve  të ftuarve, e në të cilën vërehen mungesat e shumë lojtarëve të rëndësishëm në të gjitha repartet.

Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Dani Carvajal, Raphael Varane dhe Eden Hazard, mungojnë në ndeshjen e kthimit shkaku i lëndimeve.

Në këtë listë janë përfshirë edhe emra të rinj nga Zidane si Marvin, Arribas dhe Chust.

Ndeshja e parë i takoi Real Madridit me rezultat 3-1, derisa Los Blancos udhëton drejt Anfieldit për mos tu mposhtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat