Gruaja e futbollistit të njohur: I mbyllur në një dhomë vetëm

Futboll

Gruaja e futbollistit të njohur: I mbyllur në një dhomë vetëm

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:54
Gruaja e futbollistit të njohur: I mbyllur në një dhomë vetëm

Lajmi për infektimin e Sergio Ramos me Covid-19 ka tronditur Real Madrid dhe jo vetëm. Edhe familja e mbrojtësit spanjoll ka qenë e e detyruar të bëjë llogaritë me shëndetin e lojtarit.

Pilar Rubio, gruaja e Ramos, ka treguar atë që po ndodh mes mureve të shtëpisë gjatë emisionit El Hormiguero de Antena 3.

“Sergio është mirë, por qëndron i mbyllur në një dhomë vetëm”, ka thënë Pilar. “E vërteta është se edhe unë jam e mbyllur tani sepse fëmijët e mi kanë mbyllur nga jashtë derën dhe nuk mund të lëviz derisa të gjejnë çelësin”, ka thënë ajo duke qeshur.

“Gjithsesi, jemi mirë. Shpesh mbaj tre maska, por unë dhe fëmijët jemi negativë. Ndonjëherë përdorim një ekran për të folur dhe jemi shumë të kujdesshëm sepse unë nuk dua të marr Covid-in. Kam shumë gjëra për të bërë…”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat