Bukuroshja kroate i kujton djalit të Kosovës se çfarë ka humbur

Futboll

Bukuroshja kroate i kujton djalit të Kosovës se çfarë ka humbur

Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:31
Bukuroshja kroate i kujton djalit të Kosovës se çfarë ka humbur

Futbollisti nga Kosova, Lirim Kastrati, është ndarë nga e dashura kroate, Andela Simaç, teksa kjo situatë e koklavitur, po ndikon edhe në performancën jo të mirë që futbollisti po shfaq së fundmi në fushën e blerë.

Sipas mediave vendase sulmuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit.

Përforcimet e zërave në lidhje me ndarjen e çiftit i ka përforcuar edhe vetë Andela, e cila ka publikuar një fotografi të veten në Instagram me një mesazh të koduar “Tento të më harrosh”, që besohet t’i jetë drejtuar 25-vjeçarit dhe gjithashtu ajo ka mbushur profiling e saj me foto provokuese si për t’i kujtuar Ksstratit se çfarë ka humbur.

Kastrati ka luajtur vetëm një herë titullar në ligën e parë kroate, si dhe nuk ishte në fushë kur Dinamo shkroi historinë duke e eliminuar Totenhamin e Zhoze Murinjos nga Liga e Evropës muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat