Duelet e fituara, njihuni me mbrojtësit më të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë

Futboll

Duelet e fituara, njihuni me mbrojtësit më të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:17
Duelet e fituara, njihuni me mbrojtësit më të mirë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë

Analiza e statistikave të mbrojtjeve në Kategorinë Superiore nxjerr në pah të dhëna interesante në aspektin individual të lojtarëve që militojnë në klubet elitare të kampionatit shqiptar. Këtë herë kemi vëzhguar të dhënat e lojtarëve më të mirë të reparteve mbrojtëse, duke iu referuar përqindjeve të dueleve të fituara, topat e rekuperuara gjatë 90 minutave dhe përqindjet e dueleve ajrore.

Sa i takon dueleve të fituara në mbrojtje, në vendin e parë është mbrojtësi i Laçit, Aleksandar Ignjatoviq me 75.93%, ndërsa në vendin e dytë është Rustem Hoxha i Teutës me 74.14% të dueleve të fituara.

Në vendin e tretë renditet Renato Arapi i Teutës (73,13%) i ndjekur në vendin e katërt nga Milosh Stojanoviq i Bylisit (72.41%).

Më pas renditja vijon me Jorgo Meksin e Skënderbeut (72.25%), Eni Imamin e Vllaznisë (71.72%), Leonat Vitija i Skënderbeut (71.26%), Benjamin Agyare i Apolonisë (70.49%), Numan Kurdić i Kukësit (70.27%) dhe Jocelin Behiratche i Tiranës (70.21%) mbyll top 10-dhjetëshen e dueleve të fituara në mbrojtje.

Në renditjen e dytë që kemi përzgjedhur sot në vendin e parë renditet Serjan Repaj i Apolonisë me 7.65 topa të rekuperuar përgjatë 90 minutave. Më tej ky klasifikim vijon me Benjamin Agyare i Apolonisë (7.36), Kofi Yeboah i Apolonisë (6.99), Aleksandar Isaevski i Vllaznisë (6.82), Randy Dëumfour i Skënderbeut (6.78), Redon Dragoshi i Kukësit (6.78), Milosh Stojanoviq i Bylisit (6.48), Bruno Lulaj i Kukësit (6.45), Eljon Sota i Apolonisë (6.39) dhe në vendin e dhjetë është Enea Bitri i Partizanit (6.37).

Sa i përket dueleve ajrore i pari në Kategorinë Superiore renditet Mevlan Adili i Vllaznisë me 73.58% të përballjeve të fituara. I dyti është Aleksandar Ignjatoviq i Laçit (73.39%), i treti Stivian Janku i Bylisit (68.22%), i katërti Enea Bitri i Partizanit (66.82%), i pesti Erhun Obanor i Laçit (65.79%), i gjashti Emiliano Çela i Kastriotit (65.79%), i shtati Rustem Hoxha i Teutës (64.49%), i teti Franc Ymeralilaj i Bylisit (63.75%), i nënti Eljon Sota i Apolonisë (63.25%) dhe në vendin e dhjetë pozicionohet Aleksandar Isaevski i Vllaznisë me 63.22% të dueleve ajrore të fituara.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera mundësohen për stafin teknik të një skuadre nga video-analisti, i cili është personi që bën kërkime, mbledh, analizon dhe siguron të gjitha llojet e informacionit. Është një figurë e pranishme në të gjithë stafet e nivelit profesionist në futbollin ndërkombëtar dhe që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çdo klub.

Në planet e Federatës për sezonet e ardhshme është përcaktuar përfshirja e video-analistit në të gjitha stafet e Kategorisë Superiore, por në futbollin evropian ka shembuj të investimit për video-analistët në sektorin e të rinjve, që ka sjellë shumë rezultate.

Duke parë rëndësinë në rritje të interesit për këtë profesion të ri, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë kursin e tretë për video-analistë, që do të zhvillohet në datat 19-24 prill në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat