Ish-lojtari del kundër rrymës: Guardiola shkatërroi futbollin

Futboll

Ish-lojtari del kundër rrymës: Guardiola shkatërroi futbollin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:24
Ish-lojtari del kundër rrymës: Guardiola shkatërroi futbollin

Pep Guardiola njihet nga të gjithë si trajneri që ka revolucionalizuar futbollin., duke bërë që shumë tifozë të dashuroheshin me lojën e aplikuar prej tij.

Trajneri spanjoll i ka sjellë këtij sporti një stil të veçantë loje, me kombinime të shumta ku në krijimin e aksionit merr pjesë e gjithë skuadra. Megjithatë ka edhe nga ata që ndajnë mendim tjetër për kreun e pankinës së Manchester City-t.

Esteban Fuertes del kundër rrymës, teksa shprehet për “ESPN” se Guardiola ka shkatërruar futbollin. Mendimin e tij ish-lojtari argjentinas e mbështet në faktin se çdo trajner mundohet të kopjojë stilin e tij të lojës, pavarësisht se nuk kanë futbollistët e përshtatshëm për të bërë një gjë të tillë.

“Për mua Guardiola ka shkatërruar futbollin. Më lejoni të shpjegoj.

Të gjithë duan të kopjojnë atë që bën ai dhe shumë trajnerë duhet të kuptojnë se nuk kanë lojtarë për të praktikuar atë lloj loje. Ju mund të ndërtoni nga fundi çdo herë”, ka thënë Esteban Fuertes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat