​Telashe për UEFA-në, disa klube të mëdha evropiane po planifikojnë të krijonë një garë të re

Futboll

​Telashe për UEFA-në, disa klube të mëdha evropiane po planifikojnë të krijonë një garë të re

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:51
UEFA

Disa klube të mëdha evropiane mund të krijojnë një garë të re e cila deri më tani ishte përfolur disa herë po që nuk kishte hasur në mirëkuptimin e UEFA-së dhe FIFA-së.

Sipas “Neë York Times”, disa nga klubet më të mira evropiane, përfshirë Juventusin, Milanin dhe Interin kanë rënë dakord të krijojnë një garë evropiane të shkëputur dhe se një njoftim rreth kësaj çështjeje mund të lëshohet sot.

Sipas raportit, ekipet e angazhuara janë të kufizuara në një numër të vogël nga Spanja, Italia dhe Anglia.

PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë refuzuar ftesën për t'u bashkuar me projektin.

"Të paktën 12 skuadra ose janë regjistruar si anëtarë themelues ose kanë shprehur interes për t'u bashkuar me grupin e shkëputur, duke përfshirë gjashtë ekipe të shquara nga Premier Liga e Anglisë, tre nga Spanja dhe tre nga Italia, ", thuhet në raport.

Klubet kanë qenë në bisedime të fshehta për më shumë se një muaj dhe mund të lëshojnë një njoftim në orët e ardhshme për të lënë në hije planin e së hënës nga UEFA për të ratifikuar një Champions League të sapo dizajnuar.

Klubet e Premier Ligës të angazhuara në këtë Superligë janë Manchester United, City, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenhami. Barcelona, Real Madrid dhe Atlético janë nga Spanja dhe Milan, Inter dhe Juventus janë klubet e përfshira nga Serie A.

Kjo garë e re do të përfshinte 16 klube që do të marrin pjesë si anëtarë të përhershëm. Klubet do të ndaheshin në dy grupe me nga 10, me katër skuadrat më të mira në secilin grup që kualifikohen për fazat e eliminimit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë rrjedha e kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat