Ramadani: Pas ndeshjes së Kupës kemi ndeshjen e vitit kundër Dritës

Futboll

Ramadani: Pas ndeshjes së Kupës kemi ndeshjen e vitit kundër Dritës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:13
Ramadani: Pas ndeshjes së Kupës kemi ndeshjen e vitit kundër Dritës

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina vazhdoi me fitore edhe në këtë xhiro duke e mposhtur Arbërinë në kryeqytet me rezultat 2:0.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është pyetur në emisionin “Ekipi A” në ATV rreth luftës për titull.

Ai ka thënë se ata janë në hap, por diferenca prej katër pikëve i jep qetësi Dritës lidere.

“Jemi në hap me kreun. Katër pikë diferencë i jep qetësi lideres (Dritës). Nuk dorëzohemi deri sa na lejon matematika”, tha trajneri Zekirija Ramadani, pëercjellë Demokracia.

Ai ka folur edhe për duelin e Kupës ndaj Llapit në gjysmëfinale. Tekniku shkupjan tha se pas kësaj ndeshje ata kanë duelin e vitit ndaj Dritës në fundjavë në kampionat.

“Humbja e parë kundër Llapit na ka orientuar në kampionat. Nuk e prisnim të humbasim në shtëpi. Pas ndeshjes së Kupës kemi ndeshjen e vitit kundër Dritës”, shtoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat