Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B, lavdëron mjekun e klubit, sipas tyre ka qenë faktor në ndërhyrjen në rastin dramatik të futbollistit të Ferizajt, Thesar Ismajli.
“Fikret Demiri (mjeku i klubit tonë), ne ju shprehim falënderimin e mirënjohen më të thellë për punën e palodhur e vetëmohuese me të cilën po sfidohesh dita e ditës ku po i përballon situatën me lehtësi nga loja në lojë.
Doktori ynë Fikret Demiri dhe Vullnet Hasani, nuk është hera e parë që iu japin ndihmën lojtarëve tanë por edhe lojtarëve mysafirë siç ishte rasti në lojën kundër KF Vitia, dhe tash së fundi edhe intervenimi i tij për të shpëtuar jetën lojtarit të KF Ferizaj.
Puna e tij është shumë vlerësuese nga
KF Ulpiana dhe qyteti i Lipjani”, shkruan në faqen e KF Ulpiana.